Transformimi i pabesueshëm i 26-vjeçares, nga e mbipeshë në modele seksi - Gazeta Express
string(71) "transformimi-i-pabesueshem-i-26-vjecares-nga-e-mbipeshe-ne-modele-seksi"

Transformimi i pabesueshëm i 26-vjeçares, nga e mbipeshë në modele seksi

Gazeta Express

07/08/2020 22:16

Një grua në SHBA, e cila në të kaluarën ka qenë tepër e shëndetshme, ka rrëfyer për mediat vendase se si arriti që të humbiste 68 kilogramë.

Danielle Hoshia, 26 vjeçe nga New Jersey, tha se vuante nga obeziteti që fëmijë dhe gjithmonë ka qenë më e shëndoshe se sa bashkëmoshatarët. Mirëpo një vizitë tek mjeku disa vite më parë duket se i ndryshoi jetën.

Lexo Edhe:

Mjeku i familjes i tha Danielle se ishte diagnostikuar me para-diabet dhe i duhej patjetër që të dobësohej. Pas fjalëve të mjekut, 26-vjeçarja thotë se ndoqi një dietë të pasur me vitamina e proteina si edhe filloi të ushtrohej në palestër. Tashmë Danielle tregon se ka arritur një peshë trupore të kënaqshme dhe e gjithë mundi që ka bërë ja ka vlejtur.

“Që e vogël kam qenë e shëndoshë. Mbaj mend në vitin 2015 mjeku i familjes më tha se isha e diagnostikuar me para-diabet. Më këshilloi se nuk kishte të bënte pamjen time, por me shëndetin. Më tha se duhet të dobësohesha menjëherë. E kështu bëra, ndoqa një dietë strikte dhe iu nënshtrova orëve të tepërta në palestër. Më në fund arrita që të humbasë 68 kilogramë dhe të mbajë larg meje sëmundjet”, u shpreh Danielle.