Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e ftuar sonte në Pressing në T7 tha se Transformimi i mandatit të Ushtrisë së Kosovës ndodhi në mandatin e Trumpit, ndërsa sa i përket deklaratave të Grenellit, ajo tha se kur flet ai, “do të thotë se flet Administrata e Re Amerikane”.
Ajo tha se njëra nga arsyet bindëse ka qenë që Ushtria e Kosovës do të koordinohet çdo hap me SHBA-në.
“Pikërisht gjatë Administratës së Presidentit Trump ka ndodhur transformimi i mandatit të Ushtrisë së Kosovës dhe një ndër adutët tona kryesore në këtë proces transformimi, me çka kemi arritë me i bind ka qenë që ju do ta keni një regjiment tuajin në territorin evropian, një ushtri e cila çdo hap do ta koordinojë me ju”, tha Çitaku.
Çitaku tha se ndjehet e shqetësuar me situatën e krijuar në qeverinë aktuale.
“Unë po e shoh se si po mundohen eksponentët e Qeverisë aktuale me relativizu deklaratën e Grenellit, ky nuk është një emër i përveçëm kjo është Administrata e Re Amerikane. Z.Grenell nuk flet kokë me vete, një gjë duhet pasur parasysh, kur flet ai, flet administrata e SHBA-së”, tha ajo.