Transformim i papritur në pamje, tronditen fansat e Lamine Yamalit - Gazeta Express
string(65) "transformim-i-papritur-ne-pamje-tronditen-fansat-e-lamine-yamalit"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 15:16

Transformim i papritur në pamje, tronditen fansat e Lamine Yamalit

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 15:16

Lamine Yamal i ka surprizuar tifozët me pamjen e tij të re para ndeshjes për Trofeun Joan Gamper kundër Como 1907.

Sulmuesi i ri u shfaq te stilisti i flokëve, ku jo vetëm preu flokët, por ndryshoi edhe modelin, duke adoptuar një look krejt të ndryshëm nga më parë.

Ndjekësit në rrjetet sociale reaguan me komente të ndryshme për transformimin e papritur të futbollistit, transmeton tch.

Disa shprehën shqetësime se lyerjet e shpeshta mund të dëmtojnë flokët e tij ndërsa të tjerë i sugjeruan që të përqendrohet më shumë në performancën në fushë sesa në pamjen e jashtme.

Ky ndryshim i Lamine Yamal ka ndezur diskutime mes fansave, ndërsa ai përgatitet për një tjetër sfidë në sezonin futbollistik.