Transfermarkt.de: Fisnik Asllani në garë për FC Barcelonën, e konsideron klubin e ëndrrave - Gazeta Express
string(88) "transfermarkt-de-fisnik-asllani-ne-gare-per-fc-barcelonen-e-konsideron-klubin-e-endrrave"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 18:05

Transfermarkt.de: Fisnik Asllani në garë për FC Barcelonën, e konsideron klubin e ëndrrave

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 18:05

Talenti shqiptar Fisnik Asllani ka bërë bujë me një deklaratë të fundit, ku ka pranuar se FC Barcelona është “klubi i ëndrrave” për të.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Austria Wien, e ka vënë veten në qendër të vëmendjes duke e përmendur klubin katalanas si destinacionin ideal për karrierën e tij në të ardhmen.

Sipas “Transfermarkt.de”, Asllani ka folur me shumë admirim për Barcelonën, duke theksuar se mënyra e lojës së katalanasve dhe filozofia e tyre e zhvillimit të të rinjve përputhen plotësisht me stilin e tij.
“Barcelona është klubi i ëndrrave të mia,” është shprehur Asllani, duke mos fshehur ambicien për të luajtur një ditë në “Camp Nou”.

“Fisnik Asllani në garë për FC Barcelonën! Ai Barcelonën e konsideron klub të ëndërrave të tij!”, është shkrimi i Transfermarkt.de

Asllani, i lindur në Berlin dhe me origjinë nga Kosova, është një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së re që po rritet në futbollin gjerman. Ai me Hoffenheim po tregon paraqitje fantastike në këtë fillimsezon në Bundesligë