Në Bruksel është kundërshtuar sërish heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas Koha.net, Franca, Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria e Sllovakia kanë pasur këtë qëndrim në një takim të fundit.
Në anën tjetër, sipas Kohës, “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen.
Transferimi i pushtetit lokal në komunat veriore të vendit nuk e ka ndryshuar disponimin e Brukselit. Sipas këtij raportimi, heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shtetet anëtare raportohet se janë të ndara rreth heqjes së masave edhe pse shumica janë për heqjen e menjëhershme të masave.
Koha shkruan se s’ka marrë ende përgjigje zyrtare nga BE-ja rreth kësaj çështjeje.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...