string(62) "trajtimi-modern-i-venave-me-ngjites-venaseal-ngjites-biologjik"

Shneta

Gazeta Express

20/09/2023 18:52

TRAJTIMI MODERN I VENAVE ME NGJITËS VENASEAL – NGJITËS BIOLOGJIK

Shneta

Gazeta Express

20/09/2023 18:52

Trajtimi modern i venave me ngjitës, pa narkozë, pa dhimbje, pa prerje, pa qëndrim në spital dhe pa çorape.

Sëmundjet e venave nuk janë vetëm deformim anatomik, por këto mund të shkaktojnë trombozë, emboli mushkërore, hapjen e plagëve në këmbë, por edhe dëmtimin e organeve. Për trajtimin e venave egzistojnë shumë metoda operative. Përveç skerotizimit, pothuajse të gjitha procedurat e mjekimit të venave kryhen në anestezion të përgjithshëm, me temperaturë të lartë endoluminale, dhimbje postoperative me pushim mjekësorë disa ditësh. Kurse trajtimi i venave të sëmuara, mbyllja e tyre realizohet sot vetëm me ngjitës dhe pa anestezion, pa dhimbje, pa mbajtje të çorapeve dhe në mënyrën më të përshtatshme për çdo person. Për dallim nga procedurat e tjera, procedura VenaSealTM funksionon pa djegie termike, pa laser dhe pa anestezion. Vena e sëmurë mbyllet brenda 3 minutash me procedurën VenaSealTM duke përdorur ngjitësin biologjik i cili menjehërë i përshtatet organizmit dhe venën e sëmurë të panevojshme për trupin tonë, me kalimin e kohës e shëndron në inde normale. Në këtë mënyrë eliminohet rreziku i dëmtimit të nervave gjatë trajtimit të venës patologjike. Vena e sëmurë mbyllet me ngjitës dhe gjaku devijohet në venat e shëndetshme përreth saj. Shumë studime klinike kanë treguar se procedura është e sigurt, efektive dhe e përshtatshme edhe për pacientët të cilët janë në gjendje shëndetësore të keqe. Trajtimi me VenaSealTM kërkon vetëm një gjilpërë për një anestezi të vogël lokal. Çorapet kompresuese pas trajtimit nuk janë më të nevojshme.

Cilat vena trajtohen me ngjites biologjik?

Detyra fuksionale fiziologjike e venave është kthimi i gjakut të papastër (me dioksid karboni) tek zemra dhe nga aty tek mushkërit, për tu pastruar dhe shpërndarë prap në organizëm me oksigjen përmes arterieve. Kur venat janë të zgjeruara atëherë ato janë të sëmuara dhe gjaku i papastër nuk mund të kthehet si zakonisht tek zemra por mbetet në venën e zgjeruar në këmbë dhe kështu së bashku edhe supstancat helmuese të cilat mund të krijojnë trombozë dhe me kohë edhe hapjen e plagëve në këmbë. Pra me ngjitës mund të trajtohen dhe të mbyllen të gjitha venat e sëmuara apo zgjeruara në këmbë.

Si fuksionon kjo metodë?

Venat e sëmuara mbyllen brenda 3 minutash kurse eliminohen me ngjitës biologjik brenda disa javësh dhe procedura zgjatë rreth 50 minuta dhe pacienti mund të bëj sport menjëherë pas trajtimit. Për mjekimin e venave të sëmuara nuk nevojitet anestezioni, nuk nevojitet kompresioni me çorapë, nuk ka nevojë qendrimi në spital, nuk ka dhimbje dhe aktiviteti jetësor mund të vazhdojë menjëherë pas trajtimit. Me një shpuarje në venë, depërton sonda deri në ije dhe nën kontrollin përmanent të ultrazërit, lirohet ngjitësi nga sonda në formë pikash dhe vena mbyllet menjëherë. Pas largimit të sondës nga këmba, pacienti mund të vazhdoj sportin apo aktivitetin e tij fizik.

A ka ndonjë efekt anësor ngjitësi biologjik dhe sa është kjo metodë efektive?

Ngjitësi është krejtësisht biologjik dhe përdoret tash e 100 vite në mjekësi. Është shumë efektiv dhe deri më tani nuk tregon efekte patologjike. Në pesë vitet e fundit egziston një numër i mjaftueshëm i studimeve klinike, të cilat tregojnë një efikasitet klinik shumë të mirë dhe pa efekte anësore dhe mbyllje të venës deri në 96 %. Venat të cilat janë trajtuar me ngjitës mbyllen dhe pas disa muajsh shëndrohen në inde normale. Pacientët e trajtuar me VenaSealTM raportojnë pa dhimbje ose mavijosje në krahasim me ablacionin me radiofrekuencë. Në raste shumë të rralla mund të ketë skuqje punktuale e cila pas disa orësh largohet.

Për cilët pacient është e përshtatshme kjo metodë?

Me metodën Venaseal mund të trajtohen të gjithë pacientët të cilët vuajn nga sëmundjet e venave. Të gjitha moshat dhe kryesisht pacientët e sëmurë nga zemra apo mushkërit të cilët janë të rrezikuar nga anestezioni i përgjithshëm, pasiqë kjo procedurë kryhet pa anestezion dhe pa dhimbje gjatë dhe pas trajtimit. Çorapet kompresive nuk janë të nevojshme të përdoren më.

Punoi: Prof. Dr.med Dr. Phil. Halil Krasniqi MSC, Dr. Sc – Kirurg Vaskular.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten