Trajtimi mjekësor, Policia e Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 13 mijë eurosh - Gazeta Express
string(83) "trajtimi-mjekesor-policia-e-kosoves-ka-shpallur-tender-ne-vlere-prej-13-mije-eurosh"

Gazeta Express

19/02/2020 14:39

Trajtimi mjekësor, Policia e Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 13 mijë eurosh

Gazeta Express

19/02/2020 14:39

Në policinë e Kosovës ka pjesëtarë të cilët nuk janë mirë sa i përket gjendjes mendore. Madje ka dhe të atillë për të cilët mjekët kanë kërkuar që t’iu shkëputet kontrata e punës. Sipas drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, në këtë institucion të policisë janë duku rreth 100 policë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, këtu përfshirë me kancer por edhe sëmundje mendore, shkruan Express

“Në policinë e Kosovës e kemi një gjendje jo të mirë sa i përket aspektit shëndetësor të disa kolegëve. Kemi kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, nga sëmundje të rënda nga kanceri, duke përfshirë edhe ata që vuajnë nga problemet psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor dhe po ashtu në kuadër të këtyre trajtimeve parashihen edhe masat për këta kolegët që punojnë”, tha Qalaj sot gjatë ditës në një konferencë për media.

Lexo Edhe:

Sipas tij, shumica prej tyre punojnë në detyra të lehtësuara.

“Punojnë pa armë pa pajisje për shkak të mosekzistimit të ligjeve adekuate ne duhet t’i mbajmë në punë dhe maksimalisht bëjmë përpjekje që të sistemojmë. Kemi një numër të madh që janë ky numër kalon numrin 100”, u shpreh ai.

Por, krahas kësaj që policët që vuajnë nga problemet e tilla punojnë me detyra të lehtësuara, nga Policia e Kosovës janë kujdesur që pjesëtarëve të saj t’ua ofrojnë falas “Shërbimet rehabilituese mjekësore për PK’në”.

Kontrata nga ana e zyrës prokurimit në PK për këtë punë u dha më 22 janar të këtij viti si dhe u nënshkrua më 10 shkurt 2020 në vlerën e 12 mijë e 920 eurove.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 13 mijë euro si dhe është paraparë që këto shërbime të aplikohen për 68 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

E në bazë të të tenderit që Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës e ka shpallur, parashihet që 68 zyrtarë të Policisë së Kosovës t’i kryejnë disa “shërbime rehabilituese mjekësore për rikthimin e aftësive në punë dhe të jenë të pavarur pas lëndimeve apo sëmundjeve.  Kërkesa përfshinë ushqimin, fjetjen, kontrollimet mjekësore si dhe terapinë fizikale- ushtrimet sipas nevojave të autoritetit kontraktues”, thuhet në kontratën që Policia e Kosovës e ka nënshkruar për rehabilitimin e disa pjesëtarëve të saj në një qendër rehabilituese në Kosovë./G.Hasani/Express/