Trajtimi me niseshte dhe vezë që largon çdo papastërti nga fytyra - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

06/08/2020 11:01

Trajtimi me niseshte dhe vezë që largon çdo papastërti nga fytyra

Shneta

Gazeta Express

06/08/2020 11:01

Nëse më parë i keni bashkuar në gatime këta përbërs për të formuar brumin e shijshëm e të butë të ëmbëlsirave apo piteve, në artikullin e sotëm niseshtenë vezën dhe sheqerin do t’i përdorim për kujdesin ndaj vetes.

Për të larguar çdo papastërti, pushin e fytyrës, pikat e zeza apo shenjat e akneve trajtimi që ju sugjerojmë sot është ideali. Vezët përmbajnë proteinë dhe ushqejnë fytyrën me yndyrna të mira. Ato gjithashtu largojnë papastërtitë duke depërtuar thellë në lëkurë.

Niseshteja dhe sheqeri nga ana tjetër largojnë shenjat irritimet, skuqjet dhe djegiet nga dielli. Me disa lëvizje fare të thjeshta do të keni shumë shpejt fytyrë të pastër e më të bardhë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të kësaj maske me tre përbërës për të përfituar lëkurë më të bardhë e të shëndetshme.

Përbërësit

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle niseshte

1 lugë çaji sheqer

Përgatitja

Për të relizuar këtë trajtim zgjidhni një enë të thellë hidhni të bardhën e vezës dhe rriheni derisa të formohet shkuma e zakonëshme. Më pas shtoni niseshtenë bashkë me sheqerin duke përzier me lugë. Vendoseni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke e lënë të thahet për 10-15 minuta.

Kur të ndjeni se maska është tharë fërkojeni lëkurën me duar për të hequr maskën plotësisht. Me këto lëvizje rrethore do të largoni pushin e fytyrës dhe papastërti të tjera. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe lyejeni me një krem hidratues. Këtë trajtim rekomandohet ta bëni një herë në javë pasi dilni nga dushi sepse poret e lëkurës janë të hapura dhe trajtimi mund të veprojë me thellë./Gazeta Express