Trajtimi i infarktit te trurit ne Spitalin Amerikan Kosove - Gazeta Express
string(58) "trajtimi-i-infarktit-te-trurit-ne-spitalin-amerikan-kosove"

Trajtimi i infarktit te trurit ne Spitalin Amerikan Kosove

Shneta

Gazeta Express

14/08/2021 15:50

Zonja M, 66-vjeçare u soll në emergjencë një të pasdite për shkak të paaftësisë për të folur dhe për të kuptuar gjuhën e folur, si edhe dobësimit të krahut dhe të këmbës së djathtë. Sipas familjarëve, simptomat qenë shfaqur përnjëherë dhe ishin paraqitur më shumë se 4-5 orë përpara (gjë që e përjashtonte nga mundësia e aplikimit të terapisë trombolitike).

Zonja kishte lëvizje të kohëpaskohshme të dorës së djathtë në formë të mioklonive që prej momentit të shfaqjes së simptomave të lartpërmendura. Në ekzaminimin neurologjik u konstatua prania e afazisë globale (paaftësisë për të kuptuar dhe folur), plegjisë së krahut të djathtë dhe parezës së këmbës së djathtë (dobësimit motorik), si edhe miokloni pothuajse në çdo minutë të dorës së djathtë, e cila u vlerësua si sulm epileptik parcial i thjeshtë motorik.

Lexo Edhe:

Pas realizimit të rezonancës magnetike të trurit, u vërtetua prania e infarkteve të vogla në hemisferën e majtë, kryesisht kortikale, të vogla në përmasa dhe të shpërndara në shumë pika. Lezionet qenë kryesisht kortikale dhe në territoret e ashtuquajtura “watershed” – territore kufitare ndërmjet dy arterieve të mëdha të trurit. Prania e mioklonive në dorën e djathtë në këtë rast shpjegoheshin me praninë e infarkteve kortikale në koren motorike ku lokalizohet qendra e dorës. Kurse, shpërndarja e infarkteve në territoret “watershed” dhe në zonat kortikale (pjesët më distale të furnizimit të trurit me gjak) sugjeronte në radhë të parë praninë e ndonjë ngushtimi (stenoze) kritik në arterien karotide interne të asaj ane (të majtë) dhe në radhë të dytë për praninë e ndonjë burimi embolik në zemër.

Pas vendosjes së zonjës M në terapinë antiagreguese dhe atë të kujdesshme antikoaguluese (ngase infarktet ishin të përmasave të vogla dhe paraqitnin rrezik të ulët për transformim hemorragjik dhe se nuk e dinim ende burimin e infarkteve), të nesërmen u realizua Doppler ultratingulli i arterieve karotide ku në atë interne karotide të majtë u konstatua ngushtimi kritik prej 90%. Ky ngushtim i konfirmua edhe me TK-angjiografi, kurse ekokardiografia dhe ritëm-holter monitorimi i zemrës përjashtoi praninë e ndonjë burimi tjetër shtesë për infarktin në fjalë.

Ndërkohë, pas fillimit të terapisë simptomatike antiepileptike me Karbamazepinë, zonjës M iu ndërprenë dridhjet e pavullnetshme të dorës së djathtë, kurse pas dy ditësh filloi të ketë përmirësime në të kuptuar, të folur dhe në fuqinë e krahut dhe këmbës së djathtë. Pas konsultimit me kirurgët kardiovaskularë, u vendos që zonjës M t’i propozohet ndërhyrja kirurgjike në arterien e ngushtuar, në mënyrë që të parandalohet një infarkt potencial i ardhshëm. Meqenëse simptomat neurologjike brenda 5 ditësh u tërhoqën pothuajse plotësisht dhe pacientja ishte në gjendje stabile të përgjithshme, 6 ditë pas infarktit akut të trurit, zonja M ju  nënshtrua ndërhyrjes së suksesshme të endarterektomisë në Spitalin Amerikan – American Hospital Kosovë.

Pacientja u pranua, u diagnostikua, u percoll nga Reparti i Neurologjise nga Mjeku Neurolog Dr. Blerim Myftiu .

Leksionet e rastit:

– Simptomat klinike dhe lokalizimi i infarktit të trurit janë sugjeruese për burimin e mundshëm të infarktit dhe hulumtimet që duhen bërë;

– Infarktet në territoret “watershed” sugjerojnë në masë të madhe për ngushtimin kritik të arteries karotide interne;

– Paraqitja e simptomave sugjeruese për infarkt trurit bashkë me sulme epileptike parciale është sugjeruese për praninë e lezionit kortikal;

– Prania e një burimi të infarktit nuk përjashton praninë edhe të burimeve të tjera, prandaj hulumtimi duhet të jetë gjithpërfshirës.

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/– Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en– Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/– Web