Trajtimet shëndetësore në ACIBADEM gjatë pandemisë Covid-19 - Gazeta Express
string(59) "trajtimet-shendetesore-ne-acibadem-gjate-pandemise-covid-19"

Trajtimet shëndetësore në ACIBADEM gjatë pandemisë Covid-19

Gazeta Express

15/07/2020 11:08

Acıbadem është një EKOSISTEM që jep një shembull për botën në fushën e shërbimeve për kujdesin shëndetësor, dhe me shumë të drejtë ka zënë vendin e saj në mesin e liderëve global të kujdesit shëndetësor, me 21 spitalet, 13 klinikat ambulantore dhe me kompanitë mbështetëse të shërbimit. Rritja e shpejtë e Acıbadem u pasua me nënshkrimin e një partneriteti të përbashkët me IHH Healthcare në vitin 2012, i cili i’a mundësoi të bëhet pjesë e zinxhirit të dytë më të madh në botë për kujdesin shëndetësor.
Përveç spitaleve dhe klinikave ambulantore, Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem, me ekosistemin e tij të integruar të kujdesit shëndetësor, ofron një model për të gjithë botën. Ky ekosistem përfshin institucione të ndryshme për përkrahjen e kujdesit shëndetësor si dhe një Universitet të quajtur Acıbadem. Universiteti Acıbadem, me një ekip të fortë akademik, i trajnon studentët e kujdesit shëndetësor që të jenë profesionistët e ardhshëm të kujdesit shëndetësor duke përdorur programe arsimore dinamike dhe bashkëkohore.

Nisur nga Pandemia Covid-19, ne si Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem jemi të vetëdijshëm se mund të jetë shumë e ndërlikuar të udhëtoni me kaq shumë kufizime, prandaj për të gjitha rastet të cilat e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për nevoja shëndetësore, më poshtë mund t’i gjeni udhëzimet e përgatitura nga ne, të cilat çdo pacient së bashku me përcjellësit e tyre duhet t’i marrin parasysh para udhëtimit të tyre për në ACIBADEM:
• Ju duhet të na dorëzoni formularët dhe dokumentet e nevojshme:
◦ Formularin e miratimit të nënshkruar nga ju dhe shoqëruesit tuaj
◦ Rezultatin e testit të PCR-së për COVID-19, për ju dhe shoqëruesit tuaj nëse testi mund të kryhet në vendin tuaj. Rezultati negativ i testit do të dorëzohet në doganë posa të arrini në Turqi.
◦ Raportet mjekësore për diagnozën tuaj aktuale
◦ Kopjen e pasaportës suaj dhe atë të shoqëruesit tuaj
• Ju duhet të blini biletën e avionit ose të autobusit dhe të na informoni për detajet.
• Ju mund të udhëtoni edhe me veturë, megjithatë, duhet të pajiseni me leje speciale nga konsulata e shtetit përkatës sipas kërkesës.
• Nëse ju ose shoqëruesit tuaj keni shenja klinike të COVID-19 (p.sh. kollë, ethe) gjatë hipjes për në aeroplan, do të ktheheni mbrapa, prandaj ju lutemi kini kujdes për simptomat tuaja aktuale.
• Ju duhet t’i përdorni maskat duke filluar që nga hipja në avion. Maska duhet të zëvendësohet çdo tre orë dhe gjatë zëvendësimit të maskave duhet të përdoret dezinfektuesi i duarve.
• Kur të mbërrini në aeroport, ju dhe shoqëruesit tuaj do të ekzaminoheni për simptomat e COVID-19 dhe do t’ju kryhet testi i PCR-së për COVID-19. Ju duhet të kryeni pagesën për testin në zonën e aeroportit.
• Nëse nuk do të bëni testin për Covid-19 në aeroport, ju dhe bashkudhëtarët tuaj duhet të bëni testin sa të arrini në spital. Doktorët gjithashtu mund të kërkojnë CT të mushkërive apo teste tjera që kanë të bëjnë me Covid-19. Pagesat për testin Covid-19 apo analiza tjera do të bëhen në spital.
• Ju gjithashtu duhet të jeni të gatshëm të paraqisni dokumente që tregojnë ftesën tuaj në Turqi në kuadër të Turizmit Mjekësor Ndërkombëtar.
• Ju duhet të mbani maskën gjatë gjithë kohës së inspektimit në doganë dhe kur të keni përfunduar ju do të jeni gati për t’u transferuar në spital.
• Do të transferoheni në spitalin tonë me mjete transporti të paracaktuara dhe të dezinfektuara ose me ambulanca, në varësi të gjendjes tuaj mjekësore. Ju nuk do të mund të transferoheni në ndonjë vend tjetër përveç spitalit të paracaktuar.
• Ju dhe shoferi duhet të vendosni maska përpara se të hipni në automjet.
• Pas çdo transportimi, automjetet dhe ambulancat dezinfektohen dhe pajisjet e mbrojtjes personale të shoferëve asgjësohen si mbetje mjekësore.
• Kur të mbërrini në spitalet tona, ju do të mirëpriteni nga Ekipi i Qendrës së Shëndetit Acıbadem. Ata do t’ju sigurojnë mbështetje në gjuhën tuaj përgjatë udhëtimit tuaj.
• Ju jeni të lirë të largoheni nga spitali në momentin që trajtimi juaj ka përfunduar dhe ju jeni keni marrë fletlëshimin nga spitali. Ju lutem vini re se do t’ju kërkohet rezultat i testit PCR negativ Covid-19 i dhënë në 48 orët e fundit gjatë largimit nga vendi. Juve gjithashtu mund të ju kërkohen rezultatet e testit si dhe dokumentacion special në momentin e hyrjes në shtetin tuaj. Ju lutem kërkoni ndihmë nga ekipi shëndetësor i Acibadem rreth dokumenteve të kërkuara para se të dilni nga spitali.

Lexo Edhe:

Zyra Përfaqësuese Acibadem në Kosovë

+ 383 38 234 004
+ 383 49 563 400

www.acibadem.al