Elena Sadiku, trajnerja e ekipit femëror të Celtic, po shkëlqen në skenën e futbollit skocez dhe po lë gjurmë si një nga emrat më premtues të futbollit të femrave.
Sadiku lindi më 6 nëntor 1993 në Suedi dhe e ka origjinën nga Kosova.
Si futbolliste, ajo luajti për skuadra si Rosengård, Kristianstad, Eskilstuna United dhe Hammarby IF, por karriera e saj aktive u ndërpre në moshën 23-vjeçare për shkak të disa dëmtimeve të rënda, përfshirë tri dëmtimeve të ligamenteve kryesore dhe një infeksion serioz që mund të kishte përfunduar me amputim.
Pas rikuperimit, Sadiku iu përkushtua trajningut dhe fitoi eksperiencë në akademinë e Evertonit, si asistent te skuadra si Rosengård dhe Fortuna Hjørring, para se të emërohej kryetrajnere e Celtic Women në janar 2024, shkruan Gazeta Express.
Nën drejtimin e saj, Celtic fitoi titullin e parë në Scottish Women’s Premier League për sezonin 2023/24.
Trajnerja suedeze me origjinë kosovare është vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare, duke u nominuar për çmimin FIFA Best Women’s Coach, dhe është një shembull frymëzues i qëndrueshmërisë dhe pasionit në futbollin e femrave./GazetaExpress/