Trajneri turk mendon që Muriqi është i pjekur të luajë në Itali - Gazeta Express
string(63) "trajneri-turk-mendon-qe-muriqi-eshte-i-pjekur-te-luaje-ne-itali"

Gazeta Express

13/08/2020 23:53

Trajneri turk mendon që Muriqi është i pjekur të luajë në Itali

Gazeta Express

13/08/2020 23:53

Vedat Muriqi gjithnjë e më shumë është afër transferimit të tij në Lazio të Italisë

Tashmë disa media kalimin e Muriqit në Lazio e kanë konfirmuar disa media por ende asgjë nuk ka zyrtare.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në një intervistë për mediat turke trajneri i Basaksehir, Okan Buruk, ka thënë se kosovari tashmë është i pjekur për të luajtur në Itali.

“Muriqi e meriton një kalim në Itali”, ka thënë ai për një media turke.

Buruk ka thënë se e njeh mirë lojtarin, pasi që e ka pasur disa herë kundërshtar.

”Në Turqi ai është më i miri edhe pse  disa vjet më parë nuk prisnim shumë prej tij. Ai meriton kapërcimin e madh në karrierë tek një klub italian. Karakteristika e tij më e mirë  është loja në ajër dhe shpirti i sakrificës”, tha Okan Buruk, trajner i Basaksehir.

Gazetari i famshëm Alfredo Pedulla tha sot se transferimi i Muriqit në Lazio është një punë e kryer dhe se zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në javën e ardhshme. /GazetaExpress/