Trajneri shton dyshimet, Rashica mund të mungojë në ndeshjen e së dielës - Gazeta Express
string(71) "trajneri-shton-dyshimet-rashica-mund-te-mungoje-ne-ndeshjen-e-se-dieles"

Trajneri shton dyshimet, Rashica mund të mungojë në ndeshjen e së dielës

Gazeta Express

06/06/2020 18:57

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfelft, e ka pranuar se sulmuesi anësor kosovar, Milot Rashica, mund të mungojë në ndeshjen e së dielës në Bundesligës, përkundër që mori pjesë në stërvitjet e fundit.

Werder Bremeni po vazhdon të garojë për të mbijetuar në ligën elitare të futbollit në Gjermani edhe për sezonin vijues. Këtë luftë do ta vazhdojë të dielën në ndeshjen në shtëpi kundër Wolfsburgut, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 Megjithatë, Bremeni s’do ta ketë të lehtë të sigurojë fitoren dhe tre pikët nga kjo ndeshje, pasi që mund të detyrohet të luajë edhe pa yllin e skuadrës Milot Rashicën.

Rashica luajti vetëm rreth gjysmë ore në ndeshjen e fundit të Bremenit – humbjen me rezultat 3:0 kundër Eintracht Frankfurtit.

Tifozët e klubit gjerman kishin shpresuar se do të mundë të llogarisin në shërbimet e Rashicës për ndeshjen e kësaj fundjave, mirëpo trajneri nuk është shprehur i bindur për një gjë të tillë.

“Rashica do të stërvitet sot. Nuk mund të jap një përgjigja definitive për të”, ka deklaruar Kohfeldt, në pyetjen se a është Rashica i gatshëm për ndeshje. /Gazeta Express/