Trajneri rus: Daku te Zeniti dështoi shkaku i lojtarëve serbë - Gazeta Express
string(60) "trajneri-rus-daku-te-zeniti-deshtoi-shkaku-i-lojtareve-serbe"

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 17:41

Trajneri rus: Daku te Zeniti dështoi shkaku i lojtarëve serbë

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 17:41

Mediat ruse po vazhdojnë të raportojnë rreth prishjes së marrëveshjes për kalimin e Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Zenit St. Petersburg, një transferim që dukej afër finalizimit por përfundoi pa sukses.

Ish-trajneri i disa skuadrave të njohura në Premier Ligën ruse, Rinat Bilyaletdinov, e ka lidhur këtë zhvillim me atmosferën brenda klubit të Zenitit, duke përmendur konkretisht praninë e disa futbollistëve serbë në ekip dhe ndikimin e mundshëm të tyre në këtë vendim.

Ai thekson se sjellja e Dakut gjatë “Euro 2024”, ku sulmuesi shqiptar kishte ofenduar lojtarët serbë dhe maqedonas, mund të ketë qenë një faktor vendimtar.

“Ekziston një formacion serb në Zenit – Drkushiq, Erakoviq… Ndoshta është një vendim i arsyeshëm të shtyhet transferimi. Për fat të keq qëndrimi kundërthënës nuk mund të mohohet. Në një pikë mund të luajë rol negativ në ekip. Kjo është arsyeja pse transferimi dështoi. Tjetër gjë është pse nisën një transferim të tillë, duke ditur se do të ishte një bombë e kurdisur për ekipin”, deklaroi Bilyaletdinov për “gazeta.ru”.

Vlen të theksohet se Vanja Drkushiq, i përmendur në deklaratën e Bilyaletdinovit, përfaqëson Slloveninë, ndërsa Strahinja Erakoviq është pjesë e kombëtares së Serbisë./GazetaExpress/