Trajneri polak “Shqipëria është rival i respektueshëm, por Polonia favorit në gjysmëfinale” - Gazeta Express
string(88) "trajneri-polak-shqiperia-eshte-rival-i-respektueshem-por-polonia-favorit-ne-gjysmefinale"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 18:18

Trajneri polak “Shqipëria është rival i respektueshëm, por Polonia favorit në gjysmëfinale”

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 18:18

Pas shortit për play-offin e Botërorit 2026, përzgjedhësi i Polonisë, Jan Urban, ka komentuar për sfidën ndaj Shqipërisë në gjysmëfinale. Trajneri polak e konsideron shortin të favorshëm për ekipin e tij, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së parë si vendas.

“Nuk duhet të ankohemi, kemi short të mirë. Jemi favorit në ndeshjen e parë dhe duhet të shfrytëzojmë avantazhin e stadiumit,” tha Urban.

Ai shtoi se respekti ndaj kundërshtarëve është i rëndësishëm, por vetëbesimi është çelësi për sukses: “Respekti është gjithmonë i rëndësishëm, por duhet të kemi besim, sepse kjo na ndihmon.”

Urban theksoi se fokusi i Polonisë është tek ndeshja e parë kundër Shqipërisë, pa nënvlerësuar sfidat e mëparshme ndaj Ukrainës dhe Suedisë: “Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë dhe do të japim maksimumin për të avancuar drejt finales dhe një vendi në Botëror”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, ku Polonia synon të shfrytëzojë avantazhin e stadiumit dhe statusin e favoritit, ndërsa Shqipëria do të kërkojë surprizën në gjysmëfinale. /GazetaExpress/