Trajneri nuk është zyrtarizuar ende, por Vëllaznimi e emëron kroatin në pozitën e ndihmëstrajnerit - Gazeta Express
string(97) "trajneri-nuk-eshte-zyrtarizuar-ende-por-vellaznimi-e-emeron-kroatin-ne-poziten-e-ndihmestrajnerit"

Sport

Gazeta Express

19/07/2022 17:30

Trajneri nuk është zyrtarizuar ende, por Vëllaznimi e emëron kroatin në pozitën e ndihmëstrajnerit

Sport

Gazeta Express

19/07/2022 17:30

KB Vëllaznimi ka njoftuar se Josip Plantak do të jetë pjesë e shtabit teknik për sezonin e ardhshëm.

Trajneri kroat është emëruar në pozitën e ndihmëstrajnerit te skuadra gjakovare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Pas bisedimeve mes trajnerit kroat dhe KB Vëllaznimit është arritur marrëveshja që Josip Plantak të jetë pjesë e shtabit teknik. Plantak ishte asistent i disa trajerëve të suksesshëm në Kroaci, e po ashtu ishte trajner i ekipit KK Posushje nga Kroacia”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se “kuqezinjtë” pas një sezoni të kaluar në Ligën e Parë, siguruan rikthimin në Superligë.

KB Vëllaznimi nuk ka njoftuar ende zyrtarisht se kush do të jetë trajner për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/