Trajneri nga Rusia e çon Dakun në “qiellin e shtatë” - Gazeta Express
string(50) "trajneri-nga-rusia-e-con-dakun-ne-qiellin-e-shtate"

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 21:41

Trajneri nga Rusia e çon Dakun në “qiellin e shtatë”

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 21:41

Trajneri armen me pasaportë ruse, Aleksandr Grigorian ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin shqiptar, Mirlind Dakun.

Ai ka thënë se Daku është sulmuesi më i mirë në kampionatin rus të futbollit, përcjellë “Gazeta Express”.

Trajneri Grigorian – që nuk është duke udhëhequr asnjë klub momentalisht – ka thënë në një intervistë për “Match TV” se Daku është një sulmuesi i një niveli më të lartë.

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigorian. 

Trajneri 58-vjeçar në karrierën e tij ka drejtuar shumë skuadra, ndër to janë edhe Kuban, Alashkert, Urartu, Tambov e Anzhi. 

Gjatë sezonit që e lamë pas, Daku ishte futbollisti i dytë me më së shumti gola në elitën e futbollit rus.

Ai shënontë 15 gola në 29 ndeshje, derisa pati edhe tetë asistime./GazetaExpress/