Trajneri i Zvicrës flet për lojtarin që e la Shqipërinë për “Helvetikët” - Gazeta Express
string(70) "trajneri-i-zvicres-flet-per-lojtarin-qe-e-la-shqiperine-per-helvetiket"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 12:25

Trajneri i Zvicrës flet për lojtarin që e la Shqipërinë për “Helvetikët”

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 12:25

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp para ndeshjeve të tetorit, ndërkohë që ka folur edhe për prurjen e re të Helvetikëve, Adrian Bajrami.

Mbrojtësi hoqi dorë nga Kombëtarja shqiptare për t’iu bashkuar Zvicrës dhe kjo e fundit e ftoi menjëherë pas “traumave” që i pësoi së fundmi me largimin e disa lojtarëve, përfshirë këtu Leon Avdullahun e Albian Hajdarin, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri i zviceranëve thotë se mbrojtësi i Luzernit e meriton një shans për t’i shfaqur vlerat e tij në ekipin e ri.

“Ai meriton një shans për ta provuar dhe treguar veten në ekipin kombëtar”, thotë Yakin, i cili u shpreh se mbrojtësi shqiptar ishte i qartë dhe i vendosur për të luajtur për ekipin e tij, duke hequr dorë përfundimisht nga Kuqezinjtë.

“Sjellja e tij ishte e qartë dhe ne u bindëm shpejt prej tij”, tha tutje Yakin në konferencë për shtyp.

Ndonëse e kishte ftuar Shqipëria për ndeshjet e shtatorit, Bajrami kishte vendosur për të mos e pranuar këtë ftesë pasi në mendjen e tij ishte Zvicra. /Gazeta Express