Trajneri i Veronës e di se do ta humbasë Kumbullën - Gazeta Express
string(50) "trajneri-i-verones-e-di-se-do-ta-humbase-kumbullen"

Trajneri i Veronës e di se do ta humbasë Kumbullën

Gazeta Express

24/02/2020 23:40

Zgjatet me tej lista e skuadrave të mëdha evropiane që synojnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht pjesë e Veronës, Marash Kumbulla.

Përveç Interit, Napolit dhe Lazios në Itali dhe Borussia Dortmundit në Bundesligë, janë tri skuadra të Premier League-s që shpresojnë të blejnë kartonin e 20-vjeçarit.

Lexo Edhe:

Më konkretisht Liverpoolli i Jurgen Kloppit, Tottenhami i Mourinhos dhe Evertoni i Carlo Ancelottit.

Bayerni gjithashtu interesohet për 19-vjeçarin dhe së fundmi, edhe emri Barcelonës është futur në listë.

Trajneri i Hellas Verona, Ivan Juric, e ka pranuar se Marash Kumbulla vështirë se do të qëndroje te verdheblutë edhe sezonin e ardhshëm, duke para interesimin e madh të skuadrave më në zë për të.

Vlera e kartonit të shqiptarit ka shkuar 25 milionë stërlina dhe me atë që po shfaq në këtë sezon në Serinë A, klubet e rëndësishme nuk do ta kishin problem ta paguanin këtë shumë.

“Asnjë djalë nuk është i gatshëm (të promovohet në ekipin e parë). Nuk ka një tjetër Kumbulla”, deklaroi trajneri i Veronës.

Verona e humbi Amir Rrahmanin, që u transferua te Napoli dhe do të luajë vetëm deri në fund të sezonit, ndërsa është pothuajse e sigurt, do të humbasë edhe Kumbullën.