Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur me respekt për Kombëtaren e Kosovës pas përballjes në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës.
Pas fitores minimale të Turqisë, tekniku italian pranoi se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë dhe se Kosova tregoi cilësi të lartë në fushë.
“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi Montella.
Ai theksoi se përgatitja e ekipit të tij kishte marrë parasysh forcën e kundërshtarit, duke e cilësuar Kosovën si një skuadër serioze dhe konkurruese.