Trajneri i Turqisë: “E duam Italinë edhe në finale të Euro 2020” - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

11/06/2021 8:43

Trajneri i Turqisë: “E duam Italinë edhe në finale të Euro 2020”

Sport

Gazeta Express

11/06/2021 8:43

Senol Gunes beson fuqishëm që Turqia mund të shkojë larg në Kampionatin Evropian.

Sot, duke filluar nga ora 21:00, Turqia e nis aventurën në Euro 2020 në Olimpico të Romës kundër Italisë.

Para ndeshjes, ka folur edhe trajneri i ballkanasve, Senol Gunes, i cili ëndërron që të triumfojë me Turqinë në Euro 2020.

“Italia ka një grup shumë të fortë, por edhe individë që bëjnë diferencën. Ata stërviten nga një trajner ekspert si Mancini, që na njeh mirë pasi ka punuar te Galatasaray, megjithatë ne kemi dëshirën për të bërë mirë dhe besoj në një nisje perfektë”, tha ai.

“Kam 26 lojtarë shumë të fortë dhe kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë mirë. Ne nuk jemi as favoritë të grupit, por shpresoj shumë që të përballemi me Italinë edhe në finale, pasi do të ishte arritje madhështore për ne”.

Në Grupin A me Turqinë dhe Italinë janë edhe Uellsi dhe Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Admir Mehmedit. /Gazeta Express/