Trajneri i Southamptonit për Brojën: Mëson shumë shpejt, tani e kuptova pse e morëm - Gazeta Express

Trajneri i Southamptonit për Brojën: Mëson shumë shpejt, tani e kuptova pse e morëm

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 21:47

Zbriti në fushë vetëm në minutën e 74-t të takimit mes Southamptonit e West Hamit, por kaq i mjaftoi Armando Brojës që të nxirrte në pah aftësitë e tij, duke bërë disa zbritje të rrezikshme, goditur një shtyllë dhe parë që t’i mohohej goli nga një spastrim i Declan Rice mbi vijën fatale.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar i ka bërë të gjithë për vete te Southampton, ku është në huazim nga Chelsea, ndërsa trajneri austriak Ralph Hasenhuttl pranoi se pas një nisjeje mes dyshimesh, tashmë Broja e ka bindur plotësisht.

Lexo Edhe:

“E nisi pak ngadalë me ne dhe në një moment mu desh të bëj një bisedë shumë serioze, ndërsa më pas më ka befasuar se sa shpejt ka arritur të mësojë e të përshtatet me ato që i kërkojmë.

Të shtunën na tregoi cilësitë e tij më të mira, ato që ne kërkojmë prej tij dhe e kuptova pse të gjithë këmbëngulnin që të ma sillnin në ekip këtë verë”, deklaroi austriaku.