Trajneri i Shqipërisë: S’e meritonim të humbnim 3:1, lojtarëve u jap notën 10 - Gazeta Express
string(73) "trajneri-i-shqiperise-se-meritonim-te-humbnim-31-lojtareve-u-jap-noten-10"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 9:35

Trajneri i Shqipërisë: S’e meritonim të humbnim 3:1, lojtarëve u jap notën 10

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 9:35

Edoardo Reja theksoi se humbja 3-1 ndaj Republikës Çeke ishte e pamerituar për Shqipërinë pasi kuqezinjtë në këtë miqësore, sipas trajnerit treguan rritje në lojë, ndërkohë që mungoi vetëm rezultati.

Ndeshja: ”Ishim pak të lodhur. Në këtë periudhë të sezonit nuk mund të pretendosh të japësh 100%. Më vjen keq që humbëm me këtë rezultat pasi nuk e meritonim të humbnim 3-1, mbase 2-1 po. Patëm dhe ne rastet tona, ndodhi dhe ai incident që gjyqtari dha një vendim të padrejtë. Nuk do të merremi me gabimet arbitrore sepse ishte miqësore. Sigurisht disa gjëra pozitive po vijnë dalë nga dalë”.

Lexo Edhe:

Nota: ”Për impenjimin skuadrës i jap notën 10, lojtarët dhanë maksimumin pa u tërhequr në asnjë moment, jemi përballur me dy skuadra shumë të forta fizikisht, si me Uellsin dhe Çekinë ka lojtarë që kur nisin kundërsulme është e vështirë ti ndalosh. Duhet të përmirësohemi në pasat finale, me Uellsin u përpoqëm të zotëronim më shumë topin, një pjesë loje ja dolëm”.

Gabimet: ”Sigurisht ndikoi lodhja ditën e sotme, ndeshjen me Uellsin ishim më të freskët më të fortë, por bëmë një ndeshje të mirë sipas meje. Rezultati mund të ishte më i mirë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me dy skuadra shumë të forta, e rëndësishme është të ulemi dhe të analizojmë, gabimet ndodhin por skuadra është në mbyllje të sezonit.

Rrëzimi: ”Një herë u rrëzova kur isha në Shqipëri gjatë një konference, herën e dytë në Uells, shpresojmë të kem mbaruar me kaq. Sigurisht kur përplasen me mua dëmtohen dhe kundërshtarët sepse jam rrezistent”.