Trajneri i Shakhtarit: Interi njëri prej ekipeve më të mira në botë - Gazeta Express

Gazeta Express

28/10/2020 9:48

Trajneri i Shakhtarit: Interi njëri prej ekipeve më të mira në botë

Gazeta Express

28/10/2020 9:48

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Luis Castro, e ka lartësuar Interin si njërën prej ekipeve më të mira në botë, pas barazimit pa gola në Ligën e Kampionëve të martën.

Shakhtari është lider i Grupit B me katër pikë, duke i lënë prapa Interin dhe Real Madridin që kanë nga dy dhe një pikë përkatësisht, transmeton Gazeta Express.

Klubi ukrainas e humbi Realin në ndeshjen hapëse dhe barazoi me Interin në ndeshjen e dytë, duke lënë mbresa.

“Menjëherë pas fitores në Madrid, unë vendosa ta përdor të njëjtin formacion edhe kundër Interit”, tha Castro.

Para vetëm dy muajve, Shakhtari humbi 5:0 kundër Interit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por në ndeshjen e mbrëmshëm luajtën vetëm katër prej lojtarëve që kishin luajtur në atë ndeshje.

“Në Ligën e Evropës nuk u mbrojtëm mirë, sepse nuk i mbuluam Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin nga krahët. Këtë herë, e parandaluam këtë. Në futboll duhet të mësosh nga gabimet. Interi është ndër ekipet më të mira në botë me forca fantastike sulmuese, prandaj çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë të luajë kundër tij”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/