string(74) "trajneri-i-serbise-me-kritika-per-thirrjet-e-tifozeve-shqiptare-ne-stadium"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2025 14:22

Trajneri i Serbisë me kritika për thirrjet e tifozëve shqiptarë në stadium

Futboll

Gazeta Express

09/06/2025 14:22

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkovic fillimisht i kishte falënderuar shqiptarët për mikpritjen pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Por tash, ai e ka kritikuar atmosferën dhe brohoritjet e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania” të shtunën mbrëma, e cila u mbyll pa fitues, 0:0, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ishte akuzuar nga mediat serbe për “fjalët e mira për shqiptarët”, dhe tash “e ndërroi kasetën” duke ua bërë qejfin atyre me akuza ndaj tifozëve shqiptarë.

“Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

“Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.”

“Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për ‘mbështetje të ekstremistëve’ dhe ‘lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë’. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner.” /Gazeta Express

aaaaa