Trajneri i Prishtinës: Short që na gëzon, por puna s'ka mbaruar - Gazeta Express
string(60) "trajneri-i-prishtines-short-qe-na-gezon-por-puna-ska-mbaruar"

Trajneri i Prishtinës: Short që na gëzon, por puna s’ka mbaruar

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 13:07

Kampionia e Kosovës, FC Prishtina ka mësuar kundërshtarin e saj në kuadër të fazës parakualifikuese për Champions League.

Ekipi nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me Folgore nga San Marino. Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë mes Havnar Boltfelag dhe Inter Club d’Escaldes.

Lexo Edhe:

Kryetrajneri bardhekaltër, Zekirija Ramadani ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.

Ai tha se janë të kënaqur me shortin, por nuk iu jep komoditet, pasi kanë pak njohuri për kundërshtarin.

“Short siç kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe analizojmë deri sa të vijë dita e ndeshjes” -ka thënë kryetrajneri, Ramadani.

Ndeshjet e rundit parakualifikues do të zhvillohen më 22 dhe 25 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. /Gazeta Express/