Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi ka komentuar sezonin e kundërshtarit të tij, Dritës, me këtë të fundit që u shpallë kampione e Kosovës për herë të katërt në histori.
Thaqi – që më herët kishte qenë edhe pjesë e Dritës – ka thënë se Drita me plotë meritë është shpallur kampione e Superligës.
“Këto vitet e fundit, Drita ka qenë ndër ekipet më stabile në Superligën e Kosovës. E njoh nga afër sa është e organizuar Drita për brenda. Ka një ekip shumë të mirë, andaj edhe e fitoi titullin disa ndeshje pa përfunduar kampionati. Ka dominu ligën gjatë tërë sezonit. I dëshiroj suksese në garat ndërkombëtare”, ka thënë Thaqi.
Thaqi e Prishtina triumfuan dy herë ndaj Dritës këtë sezon në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. 1-0 në Gjilan dhe 3-0 në Prishtinë kishin qenë rezultatet.
Thaqi e klubi bardhekaltër nga kryeqyteti u shpallën fitues të Kupës së Kosovës, ditën e enjte, ndaj Llapit./GazetaExpress/