Trajneri i Pontes: Komisari i Garave merr vendime të territ, i servon në mëngjes - Gazeta Express
string(78) "trajneri-i-pontes-komisari-i-garave-merr-vendime-te-territ-i-servon-ne-mengjes"

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2021 14:20

Trajneri i Pontes: Komisari i Garave merr vendime të territ, i servon në mëngjes

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2021 14:20

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati ka reaguar ashpër pas vendimeve të Federatës së Basketbollit të Kosovës për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet ekipit të tij dhe Pejës.

Lexo Edhe:

Komisari i Garave, Faton Kurshumlija vendosi që loja të regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 për Pejën dhe Ponte u dënua me tri ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me 4 mijë euro gjobë.

Trajneri Rifati dhe kryetari i klubit Zgjim Kryeziu u gjobitën me nga 500 euro, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i ri kosovar ka qenë i ashpër me Komisarin e Garave, ndaj të cilit madje ka paralajmëruar padi penale.

“Është një vendim i pabazë, jo i argumentuar dhe tendencioz nga ana e Komisarit të Garave, i cili merr vendime të territ dhe i servon në mjes”, ka thënë fillimisht Rifati për “Gazetën Express”.

“Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë ankesë sepse ankesa e kap adresën e njëjtë. Unë e kam angazhuar avokatin e klubit, z. Gent Gjini dhe ne si klub do të bëjmë padi penale ndaj Komnisarit, i cili prej se ekziston klubi ka dhënë dënime për klubin tonë”, vazhdoi Rifati.

“Ne nuk kemi shpresa fare se mund të ndryshojë ky vendim dhe nuk dëshirojmë që kampioni i stinorit të rregullt të fitojë ndeshje në tavolinë. Më mirë të sakrifikohet një klub e një investim i një sezoni, e të jetë si material për kryetarin e FBK-së që një keqmenaxhues të largohet nga detyra sikurse u shkarkua vitin e kaluar, de fakto në letër ka qenë i dorëhequr”, përfundoi Rifati.

Ndeshja ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës u ndërpre tek rezultati 49:48 për pejanët pas përleshjes në mes të dy ekipeve, ku u përfshinë edhe zyrtarët e klubeve. /Gazeta Express/