Trajneri i njohur turk në “Favorit”: Kosova motivin e historinë, Turqia kualitetin, do të jetë një ndeshje e madhe - Gazeta Express
string(109) "trajneri-i-njohur-turk-ne-favorit-kosova-motivin-e-historine-turqia-kualitetin-do-te-jete-nje-ndeshje-e-madhe"

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 14:01

Trajneri i njohur turk në “Favorit”: Kosova motivin e historinë, Turqia kualitetin, do të jetë një ndeshje e madhe

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 14:01

Trajneri i njohur turk, Osman Zeki Korkmaz është bërë mbrëmë pjesë e emisionit “Favorit” në T7 përmes një lidhjeje direkte.

Trajneri që ka përvojë në Superligën turke e ka analizuar lojën mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Korkmaz e vlerësoi lartë ekipin kombëtar të Kosovës, për të cilin thotë se do të jetë më i motivuar sesa ai turk shkaku i historisë së vendit tonë.

Nga ana tjetër, bëhet realist dhe tregon se Kombëtarja e Turqisë ka ekip më kualitativ, i cili mund ta mposht çdo Kombëtare të Evropës.

“Sa i përket kualitetit, ekipi kombëtar turk ka më shumë kualitet sesa ai i Kosovës, pasi ka shumë talentë të mëdhenj të nivelit botëror. Turqia mund ta mposht çdo ekip në Evropë.”

“Po flasim për një ndeshje, për 90 minuta, për një lojë finale, është tjetër rast. Sepse, ndeshja finale e ka tjetër atmosferë, tjetër stres, tjetër motiv”

“Mendoj se motivi i ekipit kombëtar të Kosovës do të jetë më i fortë sesa i Turqisë për shkak të historisë së tyre shumë më të fuqishme.”

“Si trajner, unë besoj në ndikimin dhe rëndësinë e historive në futboll dhe Kosova e kishte një histori të madhe për të arritur në këtë nivel. Çdo lojtar i Kosovës shkon për të luajtur dhe për të qenë pjesë e historisë së Kombëtares. Ky është një motivim mjaft i mirë për ta.”

Kosova dhe Turqia do të përballen mes vete nesër mbrëma në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement