Trajneri i Marseillet, De Zerbi flet për Edon Zhegrovën - Gazeta Express
string(54) "trajneri-i-marseillet-de-zerbi-flet-per-edon-zhegroven"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 15:16

Trajneri i Marseillet, De Zerbi flet për Edon Zhegrovën

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 15:16

Trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi ka folur në konferencë për shtyp për Edon Zhegrovën.

Kohëve të fundit spekulohet për një interesim të mundshëm të marsejezëve për yllin kosovar, i cili dëshiron të largohet nga Lille, shkruan “Gazeta Express”.

E trajneri italian nuk deshi të fliste shumë për këtë çështje derisa nuk ka ende asgjë konkrete.

MARSEILLE, FRANCE – AUGUST 9: Roberto De Zerbi, Head Coach of Olympique de Marseille in press conference after the Pre-Season Friendly match between Olympique de Marseille and Aston Villa at Orange Stade Velodrome on April 6, 2025 in Marseille, France. (Photo by Neal Simpson/Sportsphoto/Allstar via Getty Images)

“Zhegrova nuk është njëri prej lojtarëve të mi. Nuk mund të flas për të. Është një lojtar i mirë, por këtë e dinim të gjithë. Nëse bëhet lojtar i Marseillet, do ta jap më pas mendimin tim”, deklaroi De Zerbi në konferencë për shtyp.

Në rast të një marrëveshjeje eventuale, ylli kosovar mund t’i bashkohet Marseillet në ditët apo javët në vazhdim.

Presidenti i Lillet, Olivier Letang nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit të anësorit ofanziv në këtë klub, ndërsa përfaqësuesi kosovar iu bashkua ekipit në stërvitje nga e hëna pasi ishte lënë jashtë për një kohë.

Zhegrova ka kontratë me Lillen edhe një vit dhe pritej të transferohej këtë verë në Itali, me Napolin që iu printe klubeve të interesuara.

Mirëpo, pistat italiane u zbehën dhe tash nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Francë, qoftë në Lille apo në Marseille.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur e kishte pësuar një lëndim, i cili çuditërisht e la jashtë fushave të blerta në krejt pjesën e dytë të sezonit. /Gazeta Express