Trajneri i Marseille e krahason Payetin me Messin e Ronaldon - Gazeta Express
string(60) "trajneri-i-marseille-e-krahason-payetin-me-messin-e-ronaldon"

Trajneri i Marseille e krahason Payetin me Messin e Ronaldon

Gazeta Express

26/01/2020 11:55

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, e ka krahasuar yllin e skuadrës së vet, Dimitri Payet, me dy yjet më të mëdha të futbollit, Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Me 11 Topa të Artë mes vete, kjo dyshe e ka dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit, derisa arritjet më të veçuara të Payetit janë një sezon mbresëlënës me West Hamin në Premierligë, një finale në Evropa Ligë me Marseille dhe 38 paraqitje për Kombëtaren e Francës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Villas-Boas, i cili foli pas barazimit të skuadrës së tij pa gola kundër Angeres në Ligë 1, beson se rëndësia që Marseille ia kushton 32-vjeçarit është e ngjashme me atë që Barça dhe Juve ua kushtojnë yjeve të veta, Messi dhe Ronaldo, përkatësisht.

“Barcelona varet në Messin, Juventusi varet në Ronaldon. Nëse ne varemi në Payetin, varemi në Payetin”, tha ai.

“Lojtarët e mirë e bëjnë dallimin. Na ka munguar ai. Ai është lojtar i cili e jep pasimin e fundit dhe mund të shkojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/