Trajneri i Man Unitedit i paralajmëron rivalët: Ekip im është kthyer në formë - Gazeta Express
string(76) "trajneri-i-man-unitedit-i-paralajmeron-rivalet-ekip-im-eshte-kthyer-ne-forme"

Gazeta Express

21/10/2020 10:38

Trajneri i Man Unitedit i paralajmëron rivalët: Ekip im është kthyer në formë

Gazeta Express

21/10/2020 10:38

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i ka paralajmëruar skuadrat rivale, duke deklaruar se ekipi i vet e ka kthyer formën e mirë, pasi e mposhti 2:1 Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve.

Marcus Rashford i frymëzoi Unitedin drejt një fitoreje tjetër të madhe në kryeqytetin francez, duke i ndihmuar ta nisë sezonin e ri në Evropë me fitore, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një sezoni jashtë garës më të madhe evropiane për klube, Unitedi u rikthye në aksion në Parc des Princes, në fushën ku vetëm 19 muaj më parë e kishte bërë njërin prej rikthimeve më të mëdha në këtë garë.

Humbjet e njëpasnjëshme në shtëpi në Premierligë, përfshirë ajo 6:1 kundër Tottenhamit, kishin bërë që Solskjaer t’i përgjigjej shumë pyetjeve.

Megjithatë, fitorja 4:1 kundër Newcastle në fundjavë dhe kjo kundër finalistit të vitit të kaluar në Champions të martën, e kanë kthyer Unitedin në binarë.

“Këta djem dinë të luajnë. Ata e shijuan lojën. Jam i lumtur për ta”, tha Solskjaer.

Ai shtoi: “Këtë ndeshje e pamë si mundësi, ende është fillimi i sezonit dhe e kemi parë që ekipeve që luajtën në Evropë në fund të sezonit të kaluar iu desh kohë të merrnin hov. Por ne sigurisht e kemi kthyer formën”. /Gazeta Express/