Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, konfirmoi gruaja e teknikut.
Klubi lëshoi një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19 pas një testi privat, të marrë nga disa anëtarë të familjes së tij.
Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, më pas konfirmoi përmes Instagramit se e gjithë familja rezultoi pozitiv për koronavirus.
“Përshëndetje për të gjithë. Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një testi të marrë në shtëpi. Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime!” – shkroi ajo.
/Gazeta Express/