Trajneri i Ganës: Pse dhanë penallti? Sepse është Ronaldo? - Gazeta Express
string(55) "trajneri-i-ganes-pse-dhane-penallti-sepse-eshte-ronaldo"

Trajneri i Ganës: Pse dhanë penallti? Sepse është Ronaldo?

Botërori 2022

Gazeta Express

25/11/2022 10:24

Ankesat serioze për arbitrimin dhe në veçanti penalltinë e akorduar për Cristiano Ronaldon dhe me të cilën Portugalia hapi serinë e golave, është shprehur trajneri i Ganës, Otto Ando.

“Arbitri dha një penallti inekzistente. Të gjithë e panë! Pse. Sepse është Ronaldo? Nëse dikush shënon kështu, bravo. Por këtu po flasim për një dhuratë për Portugalinë. Një dhuratë e veçantë nga arbitri”, theksoi trajneri 47-vjeçar, i cili punon edhe si anëtar i stafit të Dortmundit, i specializuar në kërkimin dhe zhvillimin e talenteve.

Kujtohet se me penalltinë e asit 37-vjeçar, Portugalia kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 65-të, për të marrë përfundimisht fitoren me mjaft stres, 3-2. /G.D abcnews.al/