Armando Broja për herën e tretë rresht nuk është ftuar për ndeshje të Fulhamit në Premierligë.
“The Cottagers” luajnë sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së 31-të, shkruan Gazeta Express.
Trajneri, Marco Silva, për ndeshjen e tretë radhazi e ka “dërguar” Brojën në tribunë.
Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë as sonte në ekip. Ai nuk figuron as tek rezervistët.
Rodrigo Muniz starton në sulm, kurse Raul Jimenez është në bankën rezervë.
/Gazeta Express/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...