Trajneri i Feyenoordit tregon çka e ndihmoi ekipin e tij ta eliminojë Dritën - Gazeta Express
string(76) "trajneri-i-feyenoordit-tregon-cka-e-ndihmoi-ekipin-e-tij-ta-eliminoje-driten"

Trajneri i Feyenoordit tregon çka e ndihmoi ekipin e tij ta eliminojë Dritën

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 8:29

Feyenoordi arriti sonte që më shumë vështirësi ta eliminoi Dritën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra holandeze mposhti “Intelektualët” me rezultatin 3-2, me golin e tretë të shënuar në minutën e 90-të.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, tha se sonte nuk ishte një ndeshje e mërzitshme.

“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mërzitshme. Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi. Faktori i fatit dhe tifozët tanë fantastik ishin vendimtar sonte” – tha fillimisht Slot për “ESPN”, i cili më pas veçoi dy futbollistët e tij: “Portieri ynë vërtet na dërgoi tutje sonte. Dhe sigurisht më duhet të përmend Guus Til, megjithëse i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”.

Ndryshe, Feyenoordi në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës do të takohet me Luzernin.