Trajneri i Federerit zbulon nëse legjenda zvicerane do të luajë në Australian Open - Gazeta Express
string(82) "trajneri-i-federerit-zbulon-nese-legjenda-zvicerane-do-te-luaje-ne-australian-open"

Trajneri i Federerit zbulon nëse legjenda zvicerane do të luajë në Australian Open

Sporte tjera

Gazeta Express

15/11/2021 12:29

Roger Federer nuk do të luajë në Australian Open në janar sipas të gjitha gjasave, pasi ende është duke i riaftësuar nga lëndimi i gjurit.

Megjithatë, trajneri i tij Ivan Ljubicic ka thënë se 20 herë kampioni i grand slamave është ende i përkushtuar për ta vazhduar karrierën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zvicerani 40-vjeçar nuk ka luajtur tenis që prej humbjes në çerekfinale të Wimbledonit në korrik dhe pas disa operacioneve të tjera në gju.

“Mendoj se Australian Open nuk është një mundësi reale tani”, tha Ljubicic i pyetur nëse Federeri do të marrë pjesë në grand slamin e parë të vitit kalendarik.

“Mendoj se ka pak mundësi, sepse ai është ende duke u riaftësuar dhe duke e njohur atë, ai dëshiron të sigurohet se mund të luajë për të fituar turneun dhe të jetë 100 për qind i gatshëm”, shtoi ai.

Trajneri kroat, ish-numri tre i botës si tenist, këmbënguli se Federeri s’e ka ndër mend të pensionohet akoma.

“Kam folur me të dhe mund t’ju garantoj se ai dëshiron të rikthehet në fushën e tenisit”, nënvizoi ai.

“Kur të vendosë t’i japë fund, ai do të pensionohet, por nuk mendoj se do të ndodhë papritmas”, theksoi Ljubicic./Gazeta Express/