Kampionia e Kosovës, Drita nesër do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, sezoni 2025/26.
Drita do të ketë përballë kampionen e Luksemburgut, Differdange 03, shkruan “Gazeta Express”.
Një ditë para ndeshjes, e cila zhvillohet nesër, më 8 korrik, Drita ka mbajtur konferencë për shtyp.
Aty u paraqit trajneri i skuadrës, Zekirija Ramadani, i cili foli për gjendjen e ekipit për këtë ballafaqim.
“E dimë që na pret një sfidë e re tani në Ligën e Kampionëve, e kemi obligim moral për atë ekip që kemi ndërtuar dhe për të përfaqësuar futbollin kosovar sa më më mirë”.
“Kam një bindje që ekipi është shumë në gjendje të mirë. Nuk kemi kohë për të humbur, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme para”, tha ai.
Tutje, Zeki tregoi edhe pikën kryesore ku do të fokusohet për nesër.
“Me këtë fat duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, shpresojë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë raund”, shtoi Ramadani.
“Pika kryesore e tyre janë ndërprerjet. Shpresojmë që t’i ndëshkojmë nesër në pikat tona”, përfundoi ai./GazetaExpress/
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...