Trajneri i Copenhagen: Mposhteni Unitedin, ua siguroj jetën - Gazeta Express
string(57) "trajneri-i-copenhagen-mposhteni-unitedin-ua-siguroj-jeten"

Trajneri i Copenhagen: Mposhteni Unitedin, ua siguroj jetën

Gazeta Express

06/08/2020 15:16

Trajneri i Copenhagen, Stale Solbakken, i ka motivuar lojtarët e tij për të siguruar fitore të hënën në çerekfinale kundër Manchester Unitedit, duke u premtuar atyre para sa të mos shqetësohen kurrë më në jetë.

Manchester Unitedi dhe Copenhagen u bënë dy nga katër ekipet e para që e siguruan një vend në fazën çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së Evropës, me fitoret e tyre të martën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Manchester Unitedi e mposhti me rezultat të përgjithshëm 7:1 klubin austriak LASK, ndërsa Copenhagen e përmbysi rezultatin në ndeshjen kthyese për të marrë fitore me rezultat të përgjithshëm 3:1 kundër Basaksehirit.

Tani Manchester Unitedi dhe Copenhagen do të takohen të hënën, më 10 gusht, në prën 21:00 për çerekfinale të Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet në stadiumin Rhein Energie Stadion.

“Nëse e mposhtni Manchester Unitedit, unë do t’ua jap bonusin time dhe pastaj s’do të keni nevojë të shqetësoheni për para kurrë në jetë”, u tha Solbakken lojtarëve të klubit danez.

Kjo do të jetë hera e tretë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën. Dy ndeshjet e kaluara ishin zhvilluar në vitin 2006 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 3:0, ndërsa Copenhagen e fitoi ndeshjen kthyese me epërsi minimale 1:0. /Gazeta Express/