Trajneri i Chelseat pas humbjes së rëndë: Përmbysja e vështirë, por jo e pamundur - Gazeta Express
string(79) "trajneri-i-chelseat-pas-humbjes-se-rende-permbysja-e-veshtire-por-jo-e-pamundur"

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 10:48

Trajneri i Chelseat pas humbjes së rëndë: Përmbysja e vështirë, por jo e pamundur

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 10:48

Një mbrëmje e rëndë për Chelsean në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior e pësoi një disfatë të thellë 5‑2 në fushën e Paris Saint-Germainit në të tetën e finales.

Pas ndeshjes, trajneri i londinezëve e analizoi situatën duke qenë kritik, por edhe optimist për ndeshjen e kthimit.

“Faleminderit për mbështetjen e skuadrës, në shumicën e lojës ishim mjaft mirë në taktikë dhe në performancë”, tha Rosenior për mikrofonat e “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

“Gjithsesi nga minuta e 74‑t e tutje gjithçka ndryshoi. Deri në atë moment ishim të barabartë dhe mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë, por një gabim në rastin e golit të tretë na kushtoi rëndë. Më pas Kvaratskhelia e shënoi një gol fantastik dhe nga ai moment gjërat shkuan mbrapsht për ne.”

Rosenior iu referua në veçanti gabimit të portierit Filip Jorgensen, i cili në një moment kritik tentoi të ndërtonte lojë nga mbrapa, por pasimi i tij u ndërpre nga kundërshtari dhe u kthye në asist për golin vendimtar të PSG‑së.

“Nuk dëshiron asnjëherë që të ndodhin keqkuptime të tilla, por gabimet ndodhin. Kur luan kundër ekipeve me këtë nivel, je gjithmonë i rrezikuar të paguash për to”, shtoi trajneri.

Chelsea pati dy herë reagime pozitive në sfidë, duke e barazuar rezultatin 2‑2 përmes golave të Malo Gusto dhe Enzo Fernández, por francezët i shfrytëzuan minutat e fundit deri në maksimum.

“Kur ishim 2‑2, ishim në një pozicion shumë të mirë në këtë përballje. Pastaj erdhi momenti i golit të tretë dhe pas tij gjithçka ndryshoi”, theksoi tutje Rosenior.

Megjithatë, pavarësisht disfatës së thellë, trajneri anglez e mbajti një qëndrim relativisht pozitiv për sfidën e kthimit.

“Përmbysja është e vështirë, por jo e pamundur”, tha ai duke shtuar se ekipi duhet ta ruajë qetësinë dhe të mos dorëzohet.

Ai gjithashtu e mbrojti skuadrën dhe portierin pas gabimit, duke theksuar se gabimet janë pjesë e futbollit dhe se skuadra duhet të mësojë prej tyre. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement