Trajneri i Brescias kritikon ashpër Balotellin: Skuadra e ndoqi një rrugë, Mario një tjetër - Gazeta Express
string(89) "trajneri-i-brescias-kritikon-ashper-balotellin-skuadra-e-ndoqi-nje-rruge-mario-nje-tjeter"

Trajneri i Brescias kritikon ashpër Balotellin: Skuadra e ndoqi një rrugë, Mario një tjetër

Gazeta Express

06/06/2020 23:10

Trajneri i Brescias, Diego Lopez, e ka kritikuar ashpër sulmuesin italian, Mario Balotellin, i cili nuk ka shkuar rregullisht në seancat stërvitore pas krizës së koronavirusit.

Sulmuesi, i cili i ka shënuar pesë gola në 19 paraqitjet e tij në Serie A këtë sezon, raportohet se do të shkarkohet nga klubi italian për shkak të mungesës së tij në seanca stërvitore, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lopez nuk e konfirmoi se lajmin se Balotellit do t’i shkëputet kontrata, mirëpo e sqaroi se ndihet i zemëruar që po duhet të punojë me një lojtar i cili vazhdimisht është në qendër të vëmendje për arsye të mungesës së disiplinës.

“Në jetë kanë rëndësi faktet, jo fjalët. Ka rëndësi çfarë bëjnë, jo çfarë themi apo shkruajmë. Ka vetëm një të vërtetë këtu: ekipi e ka ndjekur një rrugë, Mario e ka ndjekur një tjetër”, ka thënë Lopez për Corriere della Sera.

“Unë mendoja se ai do të na ndihmonte shumë, duke luajtur në qytetin e tij, në vendlindjen e tij. Ai kishte shumë për të dhënë, por duhet të bëjë edhe shumë më shumë sesa kaq”.

“Këto janë faktet, kështu që është normale të jemi të zhgënjyer. Unë kam shpenzuar shumë kohë në të. Ai u stërvit vetëm sepse bashkëlojtarët e tij zgjodhën ta ndjekin një tjetër rrugë. Stërvitjet ishin opsionale, është e vërtetë, por grupi e ndoqi një rrugë e ai një tjetër”.

“Ai nuk merrte pjesë as në video-thirrjet gjatë karantinës. Edhe nëse ai thotë se po ndihet mirë fizikisht, ai nuk është në nivelin e bashkëlojtarëve të tij. Unë kam bërë shumë për këtë skuadër, por e kërkoj të njëjtën nga ata”.

“Unë ia dhashë atij shiritin e kapitenit për t’ia dhënë kënaqësinë e të qenët lider i një grupi të lojtarëve të rinj. Unë i kam tre fëmijë dhe duhet t’i ndjek ata, por jo edhe djemtë që tashmë janë të rritur dhe duhet ta dinë vetë si të sillen”. /Gazeta Express/