Trajneri i Betisit: Penalltia, kartoni i kuq, VAR-i dhe Real Madridit – të gjithë kundër nesh - Gazeta Express
string(88) "trajneri-i-betisit-penalltia-kartoni-i-kuq-var-i-dhe-real-madridit-te-gjithe-kunder-nesh"

Trajneri i Betisit: Penalltia, kartoni i kuq, VAR-i dhe Real Madridit – të gjithë kundër nesh

Gazeta Express

27/09/2020 9:43

Trajneri i Real Betisit, Manuel Pellegrini, i ka kritikuar gjyqtarët për mënyrën sesi e referuan ndeshjen që skuadra e tij e humbi 3:2 kundër Real Madridit në La Liga të shtunën.

Betisit iu përjashtua nga loja me karton të kuq mbrojtësi Emerson dhe pastaj u akordua penallti kontroverse në dëm të saj për një prekje të dyshimtë të topit me dorë në pjesën e dytë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas gjithë kësaj, Betisi e humbi epërsinë dhe përfundimisht edhe ndeshjen.

Pas ndeshjes, Pellegrini u ankua në referim, duke thënë: “Një penallti, një karton i kuq, VAR-i dhe Real Madridi të gjithë sa bashku ishte e tepërt”.

“Duhet t’i shikojmë pamjet. Do ta mbaj në mend çfarë bëri ekipi im 11 vs 11. Duhet ta shohim se në çfarë pozite ishte Benzema kur Emerson shënoi autogol, por TV-ja dhe VAR-i vendosin”, shtoi ai.

/Gazeta Express/