Trajneri i Bayernit kërkon më shumë nga Sane - Gazeta Express
string(44) "trajneri-i-bayernit-kerkon-me-shume-nga-sane"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 9:31

Trajneri i Bayernit kërkon më shumë nga Sane

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 9:31

Hansi Flick nuk ka asnjë dyshim se Leroy Sane ka cilësi dhe kualitete për të arritur larg dhe për ta ndihmuar Bayern Munichun.

Por, ka deklaruar se tani për tani, ishi i Manchester City nuk po e jep në fushë atë që të gjithë presin, dhe ka besim se do ta bëjë një gjë të tillë.

Lexo Edhe:

24-vjeçari ka bërë vetëm 9 paraqitje me Bayernin, pasi ka vuajtur me disa lëndime – ka shënuar 5 gola.

“Ai është 100 përqind gati. Efikasiteti i tij është i madh”, tha Flick në një konferencë shtypi.

“Por si lojtarët e tjerë, ai e humbi pa nevojë topin disa herë kundër Salzburgut dhe në disa raste, ai nuk bëri mjaftueshëm kur ishte një-me-një. Ka arsye për këtë, dhe ne biseduam për këtë. Ai do të përpiqet të bëjë më mirë herën tjetër”. “Kur Sane është në fushë, krijon një dinamikë të caktuar në ekip, e rrit atë. Në dy ndeshjet e fundit, ai gjithmonë ka shënuar pasi ishte futur në lojë. Kjo është ajo që e bën atë të dallohet dhe ai ka cilësi”. /Gazeta Express/