Trajneri i Barcelonës: S’është faji im nëse ne s’e fitojmë La Ligën, por i Real Madridit - Gazeta Express
string(84) "trajneri-i-barcelones-seshte-faji-im-nese-ne-se-fitojme-la-ligen-por-i-real-madridit"

Trajneri i Barcelonës: S’është faji im nëse ne s’e fitojmë La Ligën, por i Real Madridit

Gazeta Express

15/07/2020 18:51

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka thënë se nuk do t’i vërë faj vetes nëse skuadra e tij dështon ta fitojë La Ligë, por do ta lavdërojë Real Madridin për fitimin e saj.

Kur Setien e mori drejtimin e Barçës, katalonasit ishin në krye të renditjes në La Liga na janar, por tani ngelin prapa rivalit dhe liderit të ri, Real Madridit, i cili është buzë triumfit qysh në ndeshjen e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai, megjithatë, e pranoi se një pjesë e fajit do t’i takojë atij, por nënvizoi se Real Madridi i Zinedine Zidane meriton lëvdata për ecurinë mbresëlënëse prej nëntë fitoreve radhazi.

“Unë e marr pjesën e përgjegjësisë që më takon për këtë, por jo të gjithën. Besoj se njerëzit nguten kur i fajësojnë trajnerët”, tha Setien.

“Nuk mendoj se ne luajtëm keq duke barazuar në tri ndeshje. Do t’i thurja më shumë lavde Real Madridit që e ka fituar çdo ndeshje që prej rifillimit të ligës”, shtoi ai. /Gazeta Express/