Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini zbulon se oferta që i arriti nga Katari e lëkundi paksa Berat Gjimshitin.
Klubet e vendeve arabe po ofrojnë shuma marramendëse të parave dhe shumë yje të futbollit evropian përfunduan atje, shkruan “Gazeta Express”.
E gjatë kësaj vere një ofertë e majme trokiti edhe në dyert e përfaqësuesit shqiptar, i cili e shqyrtoi atë, por që në fund vendosi të qëndrojë në Bergamo.
Interesim për futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut shfaqi klubi Al Rayyan.
“Oferta e lëkundi dhe për këtë duhet kuptuar, sepse është normale që në një botë hiper-profesioniste, dikush tërhqet nga oferta të tilla”, deklaroi trajneri italian në një intervistë dhënë për “L’Eco di Bergamo”.
Gjimshiti ishte njëri prej mbrojtësve më cilësorë dhe më stabilë në Serie A në vitet e fundit me klubin Zikaltër. /Gazeta Express/