Trajneri Fahredin Duraku po punon në Stamboll, synon suksese në Turqi - Gazeta Express
string(68) "trajneri-fahredin-duraku-po-punon-ne-stamboll-synon-suksese-ne-turqi"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 15:08

Trajneri Fahredin Duraku po punon në Stamboll, synon suksese në Turqi

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 15:08

Fahredin Duraku është duke punuar në Stamboll.

Që nga muaji dhjetor, trajneri mitrovicas po punon si trajner në klubin Büyükçekmece Tepecikspor.

Ish-trajneri i disa ekipeve kosovare, i cili kishte punuar edhe në Gjermani një kohë, ndihet mjaft i kënaqur me kushtet në Turqi, ndërsa synon të ketë eksperiencë të suksesshme në klubin aktual.

“Tek Büyükçekmece Tepecikspor jam duke punuar së bashku me ish-portierin e Besiktasit, Ramazan Kurshumliu, i cili është me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Prishtina. Atëherë ishte portier, ndërsa tash trajner. Nga dhjetori jam duke punuar këtu në Stamboll”, deklaroi fillimisht Duraku për “Gazeta Express”.

“Klubi vjet ka rënë nga liga e dytë, e tash po mundohemi ta rikthejmë në ligën e dytë. Kushtet për punë i kemi mjaft të mira”, vazhdoi ish-trajneri i Trepçës ’89.

Për dallim nga kushtet në klubet kosovare, në Stamboll, Duraku gjeti kushte dukshëm më të mira.

Ai do të qëndrojë në këtë klub së paku deri në fund të këtij sezoni, ndërsa gjatë verës mund të kyçet në ndonjë klub të ligës së parë turke.

Fahredin Duraku njihet për përgatitjen e tij të jashtëzakonshme si trajner, ndërsa ka ndjekur trajnime të shumta dhe ka lexuar shumë, prandaj edhe është mjaft i pasur me njohuri për futbollin.

Por, fatkeqësisht nuk është vlerësuar sa duhet nga klubet e futbollit kosovar, të cilat e lanë pa angazhim qe një kohë, përkundër gatishmërisë së tij. /Gazeta Express