Tragjike në Turqi - Resorti përfshihet nga zjarri, humbin jetën 10 persona, plagosen 32 të tjerë - Gazeta Express
string(92) "tragjike-ne-turqi-resorti-perfshihet-nga-zjarri-humbin-jeten-10-persona-plagosen-32-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 10:12

Tragjike në Turqi – Resorti përfshihet nga zjarri, humbin jetën 10 persona, plagosen 32 të tjerë

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 10:12

Rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, një tragjedi ka ndodhur në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu të Turqisë, që u përfshi nga flakët e zjarrit natën e kaluar.

10 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri, që fillimisht ranë në katin e katërt të një ndërtesë 11-katëshe.

Zjarri filloi rreth orës 03:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, fillimisht në katin e restorantit të hotelit dhe më pas u përhap në ndërtesë.

https://twitter.com/RawsGlobal/status/1881563743542469006

Në hotel ndodheshin 234 persona të akomoduar në momentin që ra zjarri. Ekipet zjarrfikëse luftuan me flakët e zjarrit, për të evakuuar turistët dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, të cilat ende nuk janë bërë me dije.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gelikaya, është shprehur se autoritetet janë duke punuar me përkushtim për të ndihmuar të lënduarit dhe për të bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement