Tragjike në Gjermani! Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa viktima dhe shumë të plagosur - Gazeta Express
string(120) "tragjike-ne-gjermani-treni-me-rreth-100-persona-ne-bord-del-nga-shinat-raportohet-per-disa-viktima-dhe-shume-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 21:25

Tragjike në Gjermani! Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa viktima dhe shumë të plagosur

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 21:25

Një aksident hekurudhor i rëndë ka ndodhur në juglindje të Baden-Württemberg në Gjermani, ku disa persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, sipas raportimeve të Agjencisë Gjermane të Shtypit (Deutsche Presse) që citon burime të sigurisë.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit Riedlingen, ku një tren rajonal Deutsche Bahn Regional Express, që transportonte rreth 100 pasagjerë dhe po udhëtonte nga Sigmaringen për në Ulm, doli nga shinat rreth orës 18:10, në afërsi të Zwiefaltendorf. Aksidenti ndodhi pas një stuhie që kishte shkaktuar më parë një rrëshqitje toke në zonë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikës dhe ekipet e shpëtimit duke ndërhyrë në vagonët e dalë nga shinat, ku dëgjohen edhe britma të pasagjerëve. Disa nga vagoni janë të prishur rëndë dhe të paktën njëri prej tyre shihet i anuar.

Linja hekurudhore është mbyllur përkohësisht, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Situata mbetet serioze dhe operacionet e shpëtimit vijojnë. /Top Channel