Tragjike, humb jetën motoristi 23-vjeçar pas aksidentit të rëndë gjatë garës - Gazeta Express
string(66) "tragjike-humb-jeten-motoristi-23-vjecar-pas-aksidentit-gjate-gares"

Tragjike, humb jetën motoristi 23-vjeçar pas aksidentit të rëndë gjatë garës

Gazeta Express

09/11/2020 23:01

Pista e Interlagos të garave “Superbike” ishte tragjike për Mateus Barbosa i cili ka humbur jetën pas humbjes së kontrollit të motorit të tij duke u përplasur me shtyllën tek barrierat jashtë piste.

Ishin të kota ndërhyrjet e mjekëve pasi 23-vjeçari nga Anapolis ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra.

Lexo Edhe:

Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera: në prill viktima e Interlagos ishte Maursio “Linguica” Padulete dhe në maj, një muaj më pas, bashkëkombasi Danilo Berto.

Ndërsa një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Roggerio Munuera.