Tragjedia në xhirimet e filmit “Rust”, FBI publikon raportin - Gazeta Express
string(57) "tragjedia-ne-xhirimet-e-filmit-rust-fbi-publikon-raportin"

Rozë

Gazeta Express

14/08/2022 12:48

Tragjedia në xhirimet e filmit “Rust”, FBI publikon raportin

Rozë

Gazeta Express

14/08/2022 12:48

FBI ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirime të filmit Rust. Aktori qëlloi aksidentalisht Hutchins ndërsa ata po xhironin filmin në tetor 2021, por gjithmonë pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.

Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr fizikisht këmbëza. Gjetjet janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të Nju Meksikos dhe një raport i mëtejshëm e ka klasifikuar ngjarjen si aksident.

Lexo Edhe:

“Vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri në gjoks”, thuhet në raport. “Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë në shesh.”

Aktori besonte se arma që i ishte dorëzuar teksa ishte gati të filmonte një skenë në setin e filmit, ishte një “armë e ftohtë”. Në një intervistë televizive, aktori tha se “do të bënte çdo përpjekje për të zhbërë atë që ndodhi”, por nuk ndihet fajtor për të shtënat fatale./abcnews.al